Armando Broja “merr zjarr” në përballjen Chelsea-Preston! Gol dhe festë me shqiponjë

by admin
Spread the love

Armando Broja e nisi me gol vitin 2024.

Sulmuesi i talentuar shqiptar zhbllokoi përballjen e FA Cup, Chelsea-Preston (4-0). Ishte minuta e 58’ kur Broja realizoi një gol shumë të bukur me kokë, duke ndezur festën e tifozëve në “Stamford Bridge”.

Pak sekonda më vonë u ndal nga traversa, sërish me kokë, ndërkohë që 22-vjeçari pati një tjetër shans të mirë në minutën e 71’. Kur marshoi nga gjysmëfusha e vet, dribloi portierin, por ndërhyrja e një mbrojtësi të Prestonit i hoqi mundësinë e festës së radhës.

Broja u zëvendësua në minutën e 76’ mes duartrokitjeve të tifozëve të Chelseat, ndërkohë që performance e tij u vlerësua me notën 7.5 nga faqja e specializuar Sofascore.


Top Channel

You may also like