Arjan Konomi reagon për herë të parë ndaj marrëdhënies Bora-Donald, ja ç’ thotë

by admin
Spread the love

Trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix ka shkaktuar shumë zhurmë dhe debat në media dhe rrjetet sociale. Për herë të parë Arjan Konomi ka reaguar dhe ka komentuar situatën e krijuar të Donald Veshajt dhe Bora Zemanit.

Gjatë një videoje ‘live’ në llogarinë e tij të “Instagram”, opinionisti i “Për’puthen” është shprehur se nuk e ka patur qejf Donaldin dhe theksoi se veprimi i tij kundrejt Borës ka treguar “mungesë burrërie dhe pjekurie”.

“Nuk jam dot ndonjë mendim të saktë për këtë gjë sepse nuk e kam njohur mirë marrëdhënien e tyre. Unë me Borën kemi miqësi shumë të mirë, shkojmë në mënyrë të shkëlqyer, merremi vesh shumë mirë. Unë jam me fat që e kam atë kolege dhe besoj se për sa kohë do të jemi bashkë do të shkojmë shumë mirë.

Por nga ana personale nuk është se flasim shumë. Me thënë të drejtën nuk e kam takuar asnjëherë Donaldin, edhe kur ishte me Borën dhe një nga arsyet është që unë nuk e kam patur qejf atë. Jo se kam gjë për atë si djalë, është djal i mirë por nuk e shikoja dot Borën me atë. Nuk është se Bora në atë situatë humbi diçka, pavarësisht se ishte në mënyrë jo të bukur dhe aspak elegante dhe të lëndosh një njeri në mënyrë të atillë aq më tepër publikisht nuk tregon as pjekuri, as burrëri. Vazhdojmë luajmë me ‘Spiderman’”- është shprehur Arjani.


You may also like