“Arbitrave ua dimë shtëpitë”, kërcënimi i tifozëve të Kukësit, Armata e Veriut: Kujdes, nuk ndalemi me kaq!

by admin
Spread the love

Kukësi humbi 1-2 me përmbysje përballë Erzenit, rezultat që vështirëson qëndrimin e skuadrës verilindore në Superiore.

Disa tifozë u futën në fushë pas golit të dytë të Erzenit. Të dyja skuadrat u futën menjëherë në dhomat e zhveshjes.

Delegati dha urdhër që të boshatisej stadiumi ndeshje rinisi pas 25 minutave. “Armata e Veriut”, tifogrupi ultras që mbështet Kukësin, ka reaguar me anë të një deklaratë zyrtare.

“Ju kishim paralajmëruar!

Çdo herë që kanë ndodhur padrejtësi ndaj ekipit të Kukësit kemi ngritur zërin dhe kemi qenë gjithmonë kundër instancës më të lartë të futbollit në Shqipëri, e ashtuquajtur F$HF. Ju mund të na dënoni fushën, mund të na largoni nga stadium, por kurrë nga ekipi i zemrës. Ne do të jemi aty, në fitore, në humbje, kampion ose dhe në një kategori më poshtë. E sotmja ishte një paralajmërim! Vendosni drejtësi ose do të përballeni me ne në stadium, në rrugë apo kudo.Dhe për arbitrat, ua dimë shtëpitë dhe ju njohim shumë mirë kush jeni. Kujdes!
Forca Kukësi, me ty gjithmonë!”


Top Channel

You may also like