Apple prezanton gjeneratat e reja të Apple Watch dhe Watch Ultra

by admin
Spread the love

Gjatë eventit të ditës së sotme, Apple prezantoi gjeneratën e 9-të të Apple Watch si dhe gjeneratën e dytë të orës më cilësore Apple Watch Ultra.

Një ndër ndryshimet kryesore në Apple Watch Series 9 është përdorimi i S9 SiP (System in Package). CPU ka 5.6 miliardë tranzistorë dhe GPU është 30% më i shpejtë, të cilat sjellin përmirësime si përshembull proçesimi i komandave të Siri në pajisje. Apple ka përfshirë gjithashtu gjeneratën e dytë të proçesorit ultra wideband për të ndihmuar në gjetjen e orës smart në raste kur ju ka humbur.

Four carbon neutral Apple Watch Series 9 devices are shown against a white backdrop.

Një tjetër përmirësim është bërë në ekranin e këtyre orave, pasi janë dy herë më të ndritshme se orat e serisë 8, me ndriçim maksimal deri në 2,000 nits.

Në Serinë 9 ofrohet dhe shërbimi “double-tap”, i cili funksionon në bazë të prekjes së gishtit tuaj tregues me gishtin e madh të dorës për të hapur telefonata ose për aktivizimin e shërbimeve të tjera si luajtja e muzikës. Ky shërbim është mjaft i ngjashëm me atë që ofrohet dhe në Apple Vision Pro, si dhe në Assistive Touch. “Double-tap” pritet të vijë përmes një update-i të software-it në tetor.

Apple Watch double tap gesture

Apple Watch Series 9 do të vijë në treg në ngjyrat: Pink, Starlight, Silver, Midnight dhe Product Red për versionin me material alumini dhe Gold, Silver dhe Graphite në versionet prej çeliku. Çmimi për këto ora smart do të nisin nga €459.

Apple Watch Ultra 2

Three Apple Watch Ultra 2 devices are shown — two from the side, and one facing forward — against a white background.

Dizajni i kësaj ore është mjaft i ngjashëm me atë të gjeneratës së parë, gjë që na tregon se ndryshimet më të rëndësishme janë bërë në pjesën e brendshme të orës. Ultra 2, njësoj si Apple Watch Series 9 do të fuqizohet nga S9 SiP.

Ekrani i Ultra 2 është akoma dhe më i avancuar, pasi tashmë arrin një ndriçim maksimal deri në 3,000 nits, që e bën atë ekranin më të ndritshëm të përdorur ndonjëherë nga Apple. Gjithashtu kasa e ekranit është prej titaniumi të ricikluar. Kompania premton se bateria mund të zgjasë deri në 72 orë nëse përdoruesit përdorin low-power mode (në modalitet normal deri në 36 orë).

The new Modular Ultra watch face is shown on Apple Watch Ultra 2 in Night Mode.

Fuqia e Apple Watch Ultra 2 do të plotësohet me prezantimin e watchOS 10, i cili do të sjellë widgets, ikona të ridizenjuara si dhe shërbime të reja me fokus në aktivitetet sportive.

Apple Watch Ultra 2 do të vijë në treg me një çmim prej €899.

Për t’u vlerësuar janë dhe përpjekjet e kompanisë për të ulur sa më shumë të jetë e mundur ndikimin në ndryshimet klimatike, duke i prodhuar pajisjet në fabrika me emëtime neto zero të gazeve. Gjithashtu duke filluar nga viti 2030 Apple nuk do të ofrojë më rripa lëkure për orat smart.

You may also like