Apple do të ofrojë një përditësim software-i për të zgjidhur problemin e mbinxehjes së iPhone 15

by admin
Spread the love

Apple tregoi ditën e shtunë se do të lëshojë një përditësim të software-it që do të adresojë ankesat e klientëve në lidhje me mbinxehjen e modeleve më të fundit të iPhone 15, të prezantuar disa javë më parë.

Apple tha se modelet e reja të iPhone nxehen më tepër se normalisht për shkak të një kombinimi të bugs të ndryshëm në iOS 17, defekteve në aplikacione dhe periudhës së përkohshme të konfigurimit.

Një zëdhënës i Apple tha për CNBC: “Ne kemi identifikuar disa probleme që mund të bëjnë që iPhone të nxehet më tepër se sa pritej. Pajisja mund të jetë më e nxehtë gjatë ditëve të para pas konfigurimit për shkak të rritjes së aktivitetit në sfond. Ne kemi gjetur gjithashtu një bug në iOS 17 që po ndikon në disa përdorues dhe do të adresohet në një përditësim software-i. Një tjetër problem përfshin disa përditësime të fundit të aplikacioneve të palëve të treta që po mbingarkojnë sistemin. Ne jemi duke punuar me këta zhvillues për të rregulluar këto probleme.”

Pasi Apple nisi të dorëzonte smartphone-t e serisë iPhone 15 drejt klientëve në fillim të këtij muaji, u rrit ndjeshëm numri i ankesave në rrjete sociale për sa i përket mbinxehjes së pajisjeve.

Le të shpresojmë që versioni i ri i software-it të vijë sa më shpejt drejt përdoruesve të iPhone 15.

You may also like