Ankelejd Alibeaj: Berisha orientoi turmën drejt selisë, fillon kapitulli i ri për PD

by admin
Spread the love

Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj, shkruan se p*rotesta e dh**unshme është orkestruar nga ish-kryeministri Sali Berisha, duke shkaktuar trazira brenda selisë së PD.

Demokratët, shqiptarët dhe bota mbarë e pa se si Sali Berisha orkestroi dhe udhëhoqi një s*ulm mbi Partinë Demokratike për ta shndërruar atë në një bunker për hallin e tij personal. Ky sulm i turpshëm do të mbahet mend si dita e tij e fundit në politikë dhe si fillimi i një kapitulli të ri për Partinë Demokratike, të çliruar nga hijet e të shkuarës, nga dhe mentaliteti komunist”.

Deputeti i PD referuar pamjeve nga p*rotesta thotë se ish-kryeministri ka orkestruar p*rotestën duke u bërë me shenjë të gjithë p*rotestuesve të mësyjnë drejt selisë blu. Sot selia blu u shndërrua në një arenë përplasjeje pasi mbështetësit e ish-kryeministrit s*ulmuan ambientet e godinës. Që në orët e para të paradites së djeshme në selinë blu filluan të mblidheshin mbështetës e p*rotestues, por turma më e madhe ishte ajo që erdhi bashkë me ish-kryeministrin Berisha. Ndërkohë d**hunën në pr*otestën e djeshme e kanë dënuar përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian, ambasada e SHBA. P**rotesta bëri jehonë edhe në media ndërkombëtare.

You may also like