Anglezi i radhës për Tuchel, Bayern arrin akordin me 29-vjeçarin

by admin
Spread the love

Bayern Munchen arrin marrëveshjen me Eric Dier, i cili do të bashkohet sërish me Harry Kane, por tashmë si pjesë e rekordmenëve gjermanë.

Bavarezët po kërkojnë për një qendërmbrojtës dhe 29-vjeçari anglez është i preferuari i teknikut Tuchel. Sidomos prej faktit që Dier mund të bëjë edhe mbrojtësin e djathtë dhe “shkatërruesin”.

Shtatlarti është pjesë e Tottenham prej verës së vitit 2014. Në total ka zhvilluar 365 ndeshje me Spurs dhe 49 me kombëtaren angleze. Dier, i cili ka kontratë deri në fund të sezonit, ka përfunduar jashtë planeve të Postecoglu.

Trajneri nuk e preferon në prapavijë, ndryshe nga Tuchel që beson te forca dhe eksperienca e tij. Shtypi gjerman raporton se Dier ka gjetur akordin me drejtuesit e Bayernit.

Dhe së shpejti pritet të zyrtarizohet kalimi i tij në Bundesliga. Ku do të luante sërish në një skuadër me Harry Kane, kolegun dhe kapitenin e tij te Tottenham dhe Anglia.


Top Channel

You may also like