Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE, e forcon Evropën – Shqip

by admin
Spread the love

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, në Sarajevë, ka deklaruar se përfshirja e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është domosdoshmëri gjeopolitike, transmeton Reporteri.net, përcjellë tvklan.mk

Baerbock është shprehur e bindur se Evropa do të dalë më e fuqishme po qe se të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, si Kosova, Shqipëria, Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi, bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.

Ministrja e jashtëm gjermane Baerbock, gjatë vizitës në Sarajevë, ka theksuar se Rusia, përveç sulmeve me bomba, dronë e forma të tjera mbi popullatën civile të Ukrainës, është përfshirë në luftë hibride edhe në Ballkanin Perëndimor.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, edhe të hënën tha se BE-ja nuk mund të përballojë ato që ajo i cilësoi si “zona gri” të sigurisë.

“Ne nuk mund t’ia lejojmë vetes që të ketë kudo në Evropë zona gri dhe duhet të bëjmë gjithçka që mundemi së bashku për të mbyllur krahët që Rusia mund të përdor në politikën e saj të destabilizimit, dezinformimit dhe ndërhyrjes”, tha ajo para se të nisej për një vizitë në Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë.

“Kjo përfshin mbështetjen për shtetet e Ballkanit Perëndimor në forcimin e institucioneve të tyre demokratike, në përmirësimin e qëndrueshmërisë së tyre dhe në ofrimin e mundësive ekonomike për njerëzit”, shtoi kryediplomatja gjermane.

You may also like