Ancelotti tregon ‘mjetin’ që përdor për të fituar ndeshjet me Realin

by admin
Spread the love

Carlo Ancelotti u shpreh i lumtur me kualitetin e bankës rezervë të Real Madridit, teksa madrilenët shijuan fitoren e radhës në udhëtim ndaj Las Palmas me rezultat 2-1.

“Është një mjet që e kemi, një bankë të motivuar e cila kontribuon shumë”, ka thënë tekniku italian.

“Ata janë një mjet që ne kemi, ani pse ne do të donim të shijonim daljet në kundërsulm më shpesh, por që nuk mund të ndodh gjithmonë”.

“Sa i përket kësaj teme, une jam i lumtur që kam opsione në bankë dhe që kam alternativa për të ndryshuar ndeshjen”, përfundoi Ancelotti.

Fitorja ndaj Las Palmas ishte rikthimi i dytë rresht i rezultatit për Real Madridin, pasi paraprakisht edhe xhiron e kaluar në të njëjtën mënyrë siguruan fitoren ndaj Almerias në “Santiago Bernabeu”.

Për më tepër, kjo ishte hera e gjashtë që “Los Blancos” përmbysin rezultatin në sezonin aktual në La Liga, ndërsa këtë e kanë bërë edhe në tri raste të tjera në Ligën e Kampionëve dhe një herë në Superkupën e Spanjë.

Kjo fitore ka bërë që Real Madridi të rikthehet si lider në tabelë me 54 pikë pas 21 ndeshjeve, me dy pikë më shumë se Girona që sot (e diel) luan ndaj Celta Vigos.

You may also like