Analiza/ Interi kërkon të ndërtojë një dinasti

by admin
Spread the love

Tifozët e Interit që po shijojnë momentin fantastik drejt titullit kampion dhe pse jo ëndrrën e madhe për Championsin i tremben vetëm diçkaje: Që e gjitha kjo dritë mund të shuhet menjëherë pas përfundimit të sezonit.

Ashtu siç ndodhi në vitin 2010 dhe siç ndodhi pas fitores së titullit me Konten. Por këtë herë mund të qëndrojnë të qetë, sepse skuadra nuk do të zbehet. Interi kërkon të vazhdojë dominimin në Itali, të paktën për një projekt 3-vjeçar. Skuadra, drejtuesit dhe trajneri kanë vendosur baza të shëndosha për të qenë një ekipi stabilizuar. Pronarët në Kinë duan që ekipi të vazhdojë ecurinë drejt sukseseve përveç fitores në këtë sezon. Zikaltrit duan të hapin një cikël, duke nisur me titullin e 20-të në histori. Pojekti është për 3 vite te ardhshme, për të dominuar Italinë dhe për të qëndruar në elitë e futbollit europian derinë 2027-tën. Sigurisht, në Itali dhe me këtë futboll gjithçka ndryshon me shpejtësi. Rreziku i dështimit është shumë pranë prej zgjedhjeve të gabuara, për zhvillimin ekonomik apo për konkurrencën. Por për momentin, armata e Inzagit është një realitet potent që askush nuk e konkurron dot.

TRAJNERI -Inzagi ka çelësat e kësaj makine. Nga njëtrajner kalimtar ka fituar meritat e një menaxheri të përgjegjshëm dhe mbi të cilin mund të ndërtosh një projekt. Nuk lidhet vetëm me mënyrën demokratike të menaxhimit të dhomës së zhveshjes apo për kapacitetin për të bashkuar të bukurën me fitoren. Është rritur edhe në momentet e vështira. Simone ka rinovuar 2 herë që nga momenti kur është trajner i Interit dhe tani kontrata e tij skadon në vitin 2025. Por drejtuesit nuk duan që trajneri që mund të fitojë titullin kampion këtë vit, ta nisë sezonin e ardhshëm në skadencë kontrate. Do të blindohet deri në vitin 2027.

RINOVIMET –Por zgjatja ekontratës së trajnerit nuk do të jetë e vetmja në kampin zikaltër. Do të ketë disa rinovime radhazi dhe i pari në listë është Lautaro Martinez. Për momentin ka një distancë prej 2 mijë eurosh mes kërkesës dhe ofertës, por ka besim se firma e argjentinasit do të vijë përpara fundit të merkatos. Në të njëjtën situatë është edhe Barela. Kontratat e reja të kapitenit dhe zëvendës kapitenit do të skadojë në vitin 2027 ose 2028. Do të jenë dy elementë të rëndësishëm për të ardhmen. Momentet kur sakrifikoheshin yjet pas një titulli duken larg. Zikaltrit duan të krijojnë një dinasti. Shumë lojtarë kanë kontrata afatgjata. Turamit i skadon në 2028, Mkitarianit në 2026, Açerbit në 2025, Dimarkos në 2027, Lautaros në 2026,Pavar në 2028, Zomer në 2026,Çalhanoglu 2027, Bastoni 2028,Barela 2026, Asllani 2027,Fratezi 2028.

PANORAMASPORT.AL

You may also like