Amnistia fiskale dhe pasaportat e arta, zbardhet progres-raporti: Rrezikohet rikthimi i regjimit të vizave

by admin
Spread the love

Progresraporti për Shqipërinë në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, thotë se vendi ynë rrezikon regjimin e lëvizjes pa viza, për shkak të dy nismave të fundit të qeverisë. Bëhet fjalë për pasaportat e arta dhe amnistinë fiskale.

“Skemat e nënshtetësisë së investitorëve dhe skemat e investitorëve rezidenciale të disponueshme në disa vende mund të përdoren për të anashkaluar vizën e BE-së për qëndrim të shkurtë, procedura dhe vlerësimi i thelluar i individëve migratorë dhe i sigurisë rrezikon këtë procedure, duke përfshirë një evazion të mundshëm të masave për të parandaluar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmin, si dhe anashkalimin e sanksioneve ndërkombëtare.

Skema të tilla duhet të përfundojnë pa vonesë. Në rast se dhënies se shtetësisë sipas skemave të shtetësisë investitore konsiderohet se përbën një rrezik në rritje për sigurinë e brendshme dhe politikën publike të Shteteve anëtare, regjimi pa viza mund të pezullohet”, thuhet ndër të tjera në progresraportin për Shqipërinë, të publikuar të fragmentarizuar nga mediat.

Po ashtu, me rrezik e skepticizëm shihet dhe nisma e amnistisë fiskale. Nismë e cila është kritikuar fortë dhe nga ambasadorët e vendeve europiane në Tiranë.

“Në luftën kundër financimit të terrorizmit dhe kundër Pastrimit te parasë, u arrit progres, por Shqipëria mbetet e listuar nga Task Forca e Veprimit Financiar dhe duhet të zbatojë elementet e mbetura të planit të veprimit të Task Forcës së Veprimit Financiar. Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval mund rrezikojnë progresin në këtë fushë”, vijon progresraporti.

You may also like