Ambasada e SHBA zbardh takimin e Yuri Kim me Taulant Ballën dhe Enkelejd Alibeajn: Të rritet transparenca dhe të zbatohet Reforma në Drejtësi

by admin
Spread the love

Ambasada e SHBA në Tiranë, ka zbardhur takimin e zhvilluar ditën e djeshme nga ambasadorja Yuri Kim, me përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste.

Në njoftim bëhet me dije se; Kim ka nënvizuar rëndësinë e të gjitha institucioneve për të refuzuar përpjekjet për minimin e demokracisë në Shqipëri.

Kim gjitha ka theksuar se është koha për të shtuar përpjekjet për zbatimin e Reformës në Drejtësi, të kaluar nga parlamenti në vitin 2016.

Ambasadorja Yuri Kim u takua me Kryetarët e Grupeve Parlamentare Taulant Balla (PS) dhe Enkelejd Alibeaj (PD) për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh në agjendën e Parlamentit dhe marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Shqipëri.

Ambasadorja Kim nënvizoi rëndësinë që ka bashkëpunimi i të gjitha partive politike, për të rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë e të gjitha institucioneve, për të refuzuar përpjekjet për të minuar demokracinë e Shqipërisë, për të përmirësuar rolin mbikëqyrës të Parlamentit dhe për të çuar Shqipërinë para me vendosmëri drejt përmbushjes së kërkesave për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

Ajo theksoi gjithashtu që tani është koha për të shtuar përpjekjet për zbatimin e reformës në drejtësi, të cilën Parlamenti e kaloi njëzëri në 2016 dhe që po fillon të tregojë rezultate”, shkruan ambasada.

You may also like