Amar të përshëndes bashkë me mamin dhe me babi Dorin

by admin
Spread the love

Një djalë i vogël me flokë bjond, i cili është fotografuar me kurriz në një fushë të gjelbër ishte fotografia e radhës që banorët duhet ta komentonin. I menjëhershëm ishte edhe komenti i Luizit, i cili tha se imazhi i sjell në mend djalin e Oltës, pasi klipi që u shfaq përpara disa kohësh në dhomën e ndenjes ishte i ngjashëm me fotografinë.

Këngëtari madje përshëndeti nga ekrani Amarin e vogël, Oltën dhe bashkëshortin e saj Dorin. Sakaq, Dea Mishel tha se fotografia i kujton vëllain e saj të vogël, pasi ka qenë bjond njësoj si djali në foto.

“Djalin e Oltës. Kështu iu bë dhe klipi, ishte në natyrë, ishte me bluzë me mëngë të shkurtra, kishte një avion në dorë, ishte bar, ka qenë diku tek oborret e Topit madje dhe me këto pemët që janë pak si të zhveshura, se sapo kishin filluar të çelnin.

Kështu i kishte flokët, pak më të shkurtra se ky, ky trup ishte. Amar të përshëndes bashkë me mami Oltën edhe me babi Dorin. Kaq kisha”, tha Luizi.

You may also like