Alpinisti i përjashtuar për ngjitjen e falsifikuar, arrin më në fund majën e Everest (fotot)

by admin
Spread the love

Një alpinist që ishte përjashtuar nga kampet e Everest pasi kishte falsifikuar foton në malin më të lartë të botës, ka arritur të ngjitet aty me të vërtetë pasi donte “të sfidonte veten”.

Singh Yadav kishte pretenduar se kishte arritur majën 8,849-metra të lartë në ngjitjen e vitit  2016.

Por imazhet e dhëna nga 26-vjeçari u provuan që ishin modifikuar dhe autoritetet në Nepal i anulluan njohjen e arritjes.

Yadav dhe dy alpinistëve të tjerë u ishte dhënë asokohe një përjashtim prej gjashtë vjetësh dhe këtë vit ishte hera e parë që ai lejohej të ritentonte ngjitjen.

“Everesti është një ëndërr për të gjithë ne, por për mua ka pasur shumë aludime prandaj duhet të tregoja veten dhe të ngjitesha”, tha Yadav për AFP.

Ai thotë se e kishte arritur majën por kreu i ekspeditës kishte ndryshuar imazhet që i postoi në rrjetet sociale, dhe rrjedhimisht humbi njohjen zyrtare.

Prandaj sapo ai u lejua të rikthehej, për shtatë ditë arriti të ngjitej dhe të regjistronte shumë foto e video që provonin arritjen e tij.

“I kemi dhënë atij çertifikatën  pasi na dha prova të mjaftueshme për ngjitjen në majën e Everest,” tha zyrtari i turizmit të Nepalit,  Bishma Battrai.

Ngjitja e majës së Everest është arritja më e madhe në profesionin e alpinistit, me të cilën shumë kanë vijuar të mësojnë të tjerët duke folur dhe shkruar libra motivimi.

Sistemi aktual i vërtetimit të arritjes janë imazhe dhe dëshmi nga liderët e grupit dhe të kampeve, por pretendimet e rreme kanë qenë të shumta.


Top Channel

You may also like