Almeda ka marrë një vendim për aktrimin dhe nuk e ka fajin Tolgahan

by admin
Spread the love

Almeda Abazi ka hequr dorë nga aktrimi. Kështu është shprehur bukuroshja shqiptare që ka luajtur në disa seriale turke, mes tyre në “Sulejmani i madhërishëm”. Gjatë një interviste me gazetarët turq, Almeda deklaroi se pas martesës ka hequr dorë përfundimisht nga aktrimi. Në krah kishte Tolgën i cili iu drejtua gazetarëve duke i thënë të mos ia vënë fajin atij pasi nuk ka ndikuar aspak tek vendimi i Almedës.

Almeda: Kam hequr dorë nga aktrimi. Kam marrë pjesë në dy-tre projekte para se të martohesha. Pasi u martova, hoqa dorë plotësisht.

Tolga: Vendimi nuk ka të bëjë aspak me mua. Mos thoni që unë nuk dua.

Më tej çifti treguan se janë shumë të lumtur me familjen e tyre prej katër anëtarësh dhe se Efehani është bërë mistrec dhe i ka lodhur paksa.

You may also like