Allegri: Di Maria është rikthyer, do të vlerësoj Milik përkrah Vlahovic

by admin
Spread the love

Juventusi do të përballet në mesjavë me Spezia ku kërkon pikët e plota pas dy ndalesave radhazi. Në prag të kësaj sfide ka folur edhe trajneri i Juventusit Allegri i cili foli edhe për gjendjen e lojtarëve përpara sfidës.

“Nuk e kam zgjedhur ende formacionin. Kemi rikthime si Di Maria dhe Fagioli, që janë të gatshëm. Kemi humbur katër pikë gjatë rrugës dhe nesër duhet të fitojmë.”

POGBA- “Nga java e kaluar ka nisur të vrapojë pak. Shpresoj që ta kemi të gatshëm sa më parë. Problemet familjare? Nuk po punon me grupin dhe nuk e kam parë.”

MILIK- “Nesër do të jenë të rëndësishme zëvendësimet, duhet të vlerësoj nëse mund të luajë sëbashku me Vlahovic, apo ta nisë ndeshjen nga pankina.”

LARGIMET- “Rovella është drejt largimit. Ai tashmë është nisur dhe po shkon te Monza. Ta mbanim këtu dhe t’i ndalonim rritjen do të ishte një gabim për të. Fagioli besoj se do të qëndrojë me ne.” /oversport.tv

You may also like