Aliu: Kemi dy BDI, njëra në pushtet dhe tjetra në opozitë, ASH të dalë e vetme në zgjedhje

by admin
Spread the love

Ministri i Shoqërisë Informatike, Azir Aliu, në pyetjen nëse ASH do të jetë pjesë e bllokut opozitar shqiptar, tha se Aleanca për Shqiptarët ka kapacitetet dhe infrastrukturë që të del e vetme në zgjedhje e ardhshme parlamentare.

“Që të jem edhe më i hapur unë të dy blloqet i shoh njëjtë vetëm me strukturë të jashtme të ndryshme. Që të jem edhe më i qartë, nëse e analizoni BDI-në si parti, është BDI-ja që është 20 vjet në Qeveri. Analizoni partitë opozitare, janë parti që kanë dalë nga BDI dhe kur ta shihni në total i keni dy BDI. Njëra në Qeveri dhe tjetra në opozitë”, tha Aliu, në emisionin “Intervistë në SHENJA”.

Ai tha se ASH do të jetë ashtu siç ka qenë deri tani, me programin ndryshe nga të gjithë me qasjen para qytetarëve. /SHENJA/

MARKETING



You may also like