Aleati çeçen i Putinit: Do të shkojmë deri në Berlin

by admin
Spread the love

Kryetari i Parlamentit çeçen, Magomed Daudov, ka thënë se ata do të shkojnë deri në Berlin me pushtim, nëse presidenti rus Vladimir Putin nuk i ndalon, shkruan Sky News të mërkurën.

Daudov, një lider i ngushtë i Putinit, ka thënë se forcat çeçene po e mbështesin Rusinë kryesisht për të mbrojtur fenë islame.

“Derisa Vladimir Putin të na ndalojë, në dashtë Zoti ne do të arrijmë në Berlin. Ne do të fitojmë, nuk ka dyshim për këtë”, ka thënë Daudov duke folur për forcat pro-ruse.

Rruga Press

You may also like