Albina dhe familja Kelmendi shkruajnë historinë për Shqipërinë, kualifikohen të parët në finalen e madhe

by admin
Spread the love

Shqipëria ka shkruar historinë e saj në festivalin e këngës në Europë, ‘Eurovision’, duke u kualifikuar për herë të parë të parët në finalen e madhe të këtij kompeticioni të rëndësishëm. Albina dhe familja Kelmendi kanë elektrizuar skenën angleze me këngën “Duje”.

Votimi dhe performancat për këtë natë gjysmëfinale janë mbyllur dhe Shqipëria është bërë shteti i parë që është kualifikuar për finalen e madhe. Nga nata e parë, në finale kaluan edhe Norvegjia, Serbia, Portugalia, Krocia, Zvicra, Izraeli, Moldavia, Suedia, Çekia dhe Finlanda.

Albina dhe Familja Kelmendi i sigurojnë Shqipërisë një vend dhe një shpresë më shumë për të qenë krah shteteve të mëdha që marrin pjesë në Eurovision 2023 duke e bërë edhe më të afërt ëndrrën për fitore.

Shqipëria u ngjit në skenë e katërmbëdhjeta, nga gjashtëmbëdhjetë performanca në total. Eurovision ka shpërndarë një pjesë të performancës së Shqipërisë dhe shkruan “E dua, e dua, e dua”.

You may also like