Alarm i rremë në zyrat e Senatit amerikan, u raportua për një person të armatosur brenda godinës

by admin
Spread the love

Policia e Kapitolit të SHBA-së, ka mbyllur dhe evakuuar ndërtesën e zyrës së Senatit Russell, pasi ka marrë raporte për një sulmues të armatosur.

Sipas Departamentit të Policisë Metropolitane, agjencia tha se mori një telefonatë për të shtëna në Kapitol.

Oficeri Hugh Carew i MPD ka deklaruar në lidhje me ngjarjen, se ishte bërë një thirrje për një sulmues të armatosur, por pas kontrolleve konstatoi se ishte një alarm i rremë dhe se nuk u gjetën të lënduar dhe asnjë i armatosur.

Policia e Kapitolit të SHBA-së tha të mërkurën pak para orës 15:00 ET se oficerët e tyre po kontrollonin brenda dhe përreth një ndërtese zyre të Senatit në përgjigje të “një thirrjeje shqetësuese 911”.

“Ju lutemi qëndroni larg zonës pasi ne jemi ende duke hetuar. Ne do të vazhdojmë të komunikojmë me publikun këtu,” shkroi agjencia në Twitter.


Top Channel

You may also like