Al-Khelaifi kërcënon kryebashkiaken e Parisit, gati të largohemi nga kryeqyteti  

by admin
Spread the love

PSG nuk do të blejë asnjë lojtar në merkaton e janarit. Këtë gjë e konfirmon vetë presidenti i klubit Nasser Al-Khelaifi, i cili gjithashtu ka zbuluar disa nga planet që ka për të ardhmen e klubit.

“Nuk mendoj se do të investojmë në afrime të reja në janar, nuk kemi në program asnjë tratativë në hyrje sepse nuk kemi nevojë për asnjë lojtar. Duam të mbajmë të njëjtën skuadër dhe të ecim përpara kështu, kemi gjetur shpirtin e duhur dhe nuk duam t’i prekim ekuilibrat.”

Synimi i tij kryesor tashmë është të bëjë pronë të klubit “Parc de Princes”, stadiumin ku PSG zhvillon ndeshjet dhe është në pronësi të bashkisë së Parisit. Në rast se diçka e tillë nuk ndodh, numri 1 i PSG nuk e shmang edhe mundësinë që ekipi t’i zhvillojë ndeshjet jashtë Parisit.

“Ne kemi formuluar propozimin tonë. Nëse nuk pranohet, atëherë do jemi të gatshëm që të largohemi nga qyteti”, u shpreh Al-Khelaifi për L’Equipe, duke lënë një mesazh shumë të qartë për Anne Hidalgo, kryetaren e Bashkisë së Parisit.

Foto: psg.fr

You may also like