Aksion i madh anti-drogë: Konfiskohen mbi 70 kilogramë heroinë, në pranga 10 persona

by admin
Spread the love

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se në një aksion të koduar “Gropa”, kanë arrestuar 10 persona dhe kanë konfiskuat 70 kilogramë heroinë.

Sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ky aksion ka marrë
një punë të gjatë hetimore dhe koordinim të zinxhirit të organeve të rendit,
shkruan lajmi.net.

Përveç konfiskimit të 10 kilogramëve substancë të dyshuar
narkotike të llojit heroinë dhe të disa pajisjeve për përpunimin e saj, janë
arrestuar 10 persona nën dyshimin se kanë të bëjnë me rastin.

Prokuroria zotohet se do t’i mbajë të informuara mediet
lidhur me këtë çështje.

Ky është njoftimi i plotë:

Ndalohen 10 persona për veprën penale “Blerja, posedimi,
shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe
analoge”

Ferizaj, 23 Maj 2022 –Prokuroria Themelore në Ferizaj,
Departamenti i Krimeve të Rënda, pas një pune të gjatë hetimore, me urdhër të
saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës- Drejtorinë për Hetimin dhe
Trafikimin e Narkotikëve, sot kanë realizuar aksionin “Gropa”, ku, me ç’rast
janë kontrolluar dhe bastisur disa lokacione të ndryshme në Ferizaj dhe janë
sekuestruar rreth shtatëdhjetë (70) kg substancë e dyshuar narkotike e llojit
Captagon- (heroinë) dhe disa paisje për përpunimin e saj, ku me ç’rast janë
arrestuar dhjetë (10) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën
penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve,
substancave psikotrope dhe analoge” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës .

Lidhur me këtë aksion, Prokuroria Themelore në Ferizaj, do
t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera. ​

You may also like