Aksident rrugor në Egjipt, humbin jetën 14 persona

by admin
Spread the love

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një autobus me pasagjerë u përplas me një kamion që lëvizte ngadalë në një autostradë në jugperëndim të Egjiptit.

Aksidenti ndodhi vonë të mërkurën në provincën New Valley, tha guvernatori lokal, Mohamed el-Zamlout.

Në vendin e ngjarjes janë dërguar 17 autoambulanca për të transferuar viktimat në spitalet dhe morgjet e afërta.

Theksojmë se në momentin e aksidentit autobusi i nisur për në Kajro kishte 45 pasagjerë.

Aksidentet fatale të trafikut marrin mijëra jetë në Egjipt çdo vit, raporton reuters.

Ato shkaktohen kryesisht nga shpejtësia, rrugët e këqija ose zbatimi i dobët i ligjeve të trafikut.


Top Channel

You may also like