Aksident i rëndë në bypass-in e Rrogozhinës, makina përplas për vdekje këmbësorin

by admin
Spread the love

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen sotme në bypass-in e Rrogozhinës, në afërsi të rrethrrotullimit ‘Teqja’, në Shqipëri.

Mjeti me drejtues shtetasin Zh.I., ka aksidentuar një këmbësor, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.

“Me datë 02.12.2021, rreth orës 19:00, në bypass-in e Rrogozhinës, në afërsi të rrethrrotullimit “Teqja”, mjeti me drejtues shtetasin Zh. I., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin L. D., 60 vjeç. Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. D., ka humbur jetën në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme procedurale.

You may also like