Akordi me klubin arab dhe dueli me Ronaldon, babai i Messit flet hapur

by admin
Spread the love

E ardhmja e Lionel Messit është në qendër të merkatos teksa së fundmi mediat franceze e bëjnë fakt të kryer transferimin e sulmuesit në Arabinë Saudite tek klubi i Al Hilal.

Të gjithë kanë nisur të ëndërrojnë sërish për një duel mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, ashtu si në periudhën e artë kur të dy aktivizoheshin në elitën spanjolle.

Por, ai që për momentin ndalon entuziazmin e tifozëve në Arabi është babai i argjentinasit, Jorge. Ky i fundit thekson se nuk ka asnjë akord mes Messit dhe klubit të Al Hilal ndërsa shtoi se e ardhmja e djalit të tij do të vendoset vetëm në fundin e sezonit aktual.

“Nuk kemi asnjë marrëveshje për sezonin 2023-2024. Messi nuk ka akord me asnjë klub dhe të ardhmen do ta vendosë në fundin e sezonit. Këta janë lajme të rreme me media që përdorin emrin e Messit thjesht për të marrë vëmendje”, u shpreh Jorge Messi.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like