AGK-ja dënon gjuhën fyese dhe kërcënuese të kryetarit të Shtimes ndaj gazetarit Agim Ademi

by admin
Spread the love

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar gjuhën denigruese të kryetarit te komunës së Shtimes Qemajl Aliu ndaj gazetarit të grupit Koha, Agim Ademi.

Aliu në një seancë të Kuvendit Komunal të Shtimes e kishte fyer dhe kërcënuar gazetarin Ademi, thuhet në reagimin e AGK-së.

“AGK-ja dënon gjuhën denigruese të kryetarit të Shtimes ndaj gazetarit, Agim Ademi. Gazetari i Grupit KOHA, Agim Ademi, e ka njoftuar AGK-në, për gjuhën fyese dhe me tone kërcënuese që Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka bërë kundër tij në një seancë të Kuvendit Komunal. Aliu citohet ta ketë quajtur “prontist” Ademin, duke thënë se do ta “denoncojë” të drejtoresha e vendit të punës së tij”, thuhet tutje në reagimin e AGK-së.

 

You may also like