Agimi me shokë bënë historinë duke thyer kufirin shqiptaro-shqiptar

by admin
Spread the love

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka përkujtuar heroin Agim Ramadani në 23 vjetorin e rënies së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se sot Kosova është e lirë dhe e pavarur falë kontributit të Agimit, burrave dhe grave të UÇK-së, dëshmorëve e martirëve, të cilët me sakrificën e tyre vunë themelet e shtetit, përcjell klankosova.tv.

”Sot, 23 vjet pas flijimit për Atdhe, kujtojmë një nga komandantët më të shquar të UÇK-së, Agim Ramadanin. Sikur shumë mërgimtarë, “Katana” kishte lënë sigurinë dhe luksin e Evropës për t’iu përgjigjur kushtrimit në Kosovë. Me përkushtim e guxim të madh, Agimi me shokë bënë historinë duke thyer kufirin shqiptaro-shqiptar. Kosova sot është e lirë, e pavarur dhe me perspektivë evropiane, vetëm falë kontributit të Agimit, burrave dhe grave të UÇK-së, dëshmorëve e martirëve, të cilët me sakrificën e tyre vunë themelet e shtetit tonë. Lavdi e përjetshme!”

You may also like