Adriatik Lapaj: Qeveria të plotësojë kërkesat bazike, i pari që do e duartrokas

by admin
Spread the love

Pjesë e protestës që po organizohet lidhur me rritjen e çmimeve në vend, juristi Adriatik Lapaj, ka shpjeguar se do të vijojë qëndresa tashmë e përcaktuar për 24 orë.

Ai tha se vendimi është marr në shesh, ku protestuesit do të jenë në këmbë, duke biseduar ose do të përdorin batanije.

“Ata që nuk dalin, ose janë të kënaqur me masat ose nuk e ndiejnë. Dhe protesta shkon në ujin e vet. Ose vazhdon ose zhbëhet”, tha Lapaj që shtoi se protestuesit nuk janë aty për një luftë me armë, por për një luftë idesh.

“Nuk ka patur një plan konkret, sepse vendimi është marr këtu. Qëndresa do jetë me batanije, në këmbë, duke biseduar. Ne nuk jemi në një luftë me armë, jemi në një luftë idesh për t’u dëgjuar. E pranoj, janë marr masa dhe kërkojmë që të merren edhe disa masa. Jemi me kërshëri nga qeveria të reagojë edhe më shumë. Të plotësojë kërkesat bazike dhe do jem i pari që do e duartrokas pa asnjë hall”, u shpreh ai.

I pyetur nga Neës 24 se si do të vazhdojë protesta pas 24 orëve, Lapaj tha:

“Vednimet i merr sheshi, unë do vazhdoj sa të kem fuqi, mundësi. Unë nuk besoj në numra, besoj tek fuqia e individit, e argumentit. Një lajm i madh dhe i mirë është për qytetarët se kanë filluar të dalin për vete, dhe kanë filluar ti imponojnë axhendë qeverisjes. Mos prisni që Shqipëria e 30 viteve të përkëmbura të ngrihet vetëm nga kjo protestë”.

You may also like