Adnan Azizi: Fitorja e radhës nuk do të jetë me 5500 vota, por do të jetë me 11 mijë vota diferencë

by admin
Spread the love

Koalicioni VLEN hapi sot shtabin ne Teteks 1 në Tetovës në vazhdën e përgatitjeve për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Sekretari i Lëvizjes Besa, Adnan Azizi tha se diferenca e votave në Tetovës do të jetë më 11 mijë vota diferencë.

“Opinion publik për Bilallin shprehen në zgjedhjet lokale tetovarët ku ua treguan vendin me 5500 vota diferencë fitoj Bilalli që nuk mbahet mend në histori një fitore aq e thellë. Ju këto i bëni nga frika dhe ne nuk kemi çfarë të ju bëjmë përveç se t’ua shtojmë frikën edhe më shumë. Tash nuk do të jetë me 5500 vota diferencë por do të jetë me 11 mijë vota diferencë dhe fitorja jonë do të jetë fitore që do ta vulosë fitoren në mbarë republikën e Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Azizi.

MARKETING



You may also like