Admirim Haliti: Mundësit për zgjidhje të kontestit me Bullgarinë kur nuk kanë qenë më të mëdha se tani

by admin
Spread the love




Anëtari i Kryesisë Qendrore të partisë Alternativa, Admirim Aliti, tha se ata janë të vetëdijshëm se hyrja e tyre në Qeveri e ka rrezikun e vet.

“Siç ka edhe mundësi që të poentojmë mirë. Ka gjëra që varen nga ne, dhe gjëra që nuk varen nga ne. Sa i përket garancionit mendoj se për momentin kushtëzimin të cilin kemi pasur mundësi ta bëjmë, ka qenë çështja e marrëveshjes politike për të cilën kemi humbur dy javë. Fakti që pika e zotim që të angazhohen të të gjitha institucionet për çështjen me Bullgarin,kjo për momentin është ai kushtëzimi apo garancioni që kemi mundur ne ta bëjmë”, tha Admirim Haliti.

Ai tha se nuk mendon se situata me çështjen me Bullgari nuk është njësoj sikurse vite më parë.

“Antarë serioz të BE-së dhe SHBA-së e kanë rritur presionin për zgjidhje të çështjes. Kemi informata se në komunikimit formal dhe jo formal ka përmirësim të marrëdhënieve”, tha Haliti.

Sipas tij intensifikimi i diplomacisë por edhe i raporteve bilaterale jep shpresë për një zgjidhje të mundshme.

“Mundësit, gjasat për zgjidhje nuk kanë qenë më të mëdha se tani”, tha Haliti.  /SHENJA/


You may also like