“Açerbi më tha zeza”, Huan Zhezus i ankohet gjyqtari, por më pas e fal mbrojtësin e Interit: Është djalë inteligjent…

by admin
Spread the love

Një rast abuzimi racist u regjistrua në duelin mes Interit dhe Napolit, teksa po luhej minuta e 59-të, në fushë pati një përplasje mes mbrojtësve Huan Zhezus dhe Françesko Açerbi.  

Kamerat fokusohen te mbrojtësi brazilian që proteston ndaj gjyqtarit La Pena: “Ai më tha ‘ti je zezak’ dhe kjo nuk më pëlqen (duke treguar Acerbin). Kjo nuk është në rregull”. 

Më pas mbrojtësi i skuadrës zikaltër i kërkoi falje dhe çështja përfundoi aty siç e konfirmoi vetë Huan Zhezus në fund të ndeshjes. 

“Çfarë ndodhi me Acerbin? Çfarë ndodh në fushë qëndron në fushë , ai shkoi pak larg me fjalët e tij, por është djalë i mirë, kërkoi falje dhe gjithçka është në rregull. U përqafuam, brenda në fushë, ai kërkoi falje dhe shpresoj të mos ndodhë më, ai është një djalë inteligjent, ishin” fjalët e Huan Zhezus për “DAZN” në fund të ndeshjes. 

PANORAMASPORT.AL

You may also like