Abdixhiku uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për negociatat: Radha të hiqen vizat për Kosovën

by admin
Spread the love

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Abdixhiku e quan “moment historik për fqinjtë tanë” këtë hap mes dy shteteve, një lajm të rëndësishëm edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Tutje, ai ka kërkuar që hapi i radhës të jetë heqja e vizave për Kosovën.

“Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE. Ky është vërtet një moment historik për fqinjët tanë; një vizion i prekshëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Koha për heqjen e vizave për Kosovën”, ka shkruar Abdixhiku në Twitter.

You may also like