A mund të përsëritet skenari i viti 2006? Ja çfarë thotë Lloga

by admin
Spread the love

I pyetur nëse shqiptarëve mund t’ju përsëritet skenari i vitit 2006, ministri i drejtësisë, Krenar Lloga tha se kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, disa herë ka paralajmëruar se ai preferon dhe do të zgjedh ato shqiptar që janë në opozitë.

“Dihet përse do të kishe zgjedhur ato shqiptarë në opozitë. Problematike është kur ju dakordoini agjenda siç është vendosja e kryqit në Tetovë…”, tha Krenar Lloga në emisionin “Intervistë në SHENJA”.

Sa i përket gjuhës së urrejtjes së Petar Bogoevskit i cili këtyre ditëve ka akuzuar rëndë edhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, duke thënë se do të mbështjellët me qefin, Lloga tha se ai do të duhet të denoncohet dhe këtë sipas tij duhet ta bëj Ali Ahmeti, por nëse nuk e bën ai, mund ta bëj çdo qytetar.

MARKETING



You may also like