A e dini se të kuptuarit e sjelljeve njerëzore mund të shërbejë si çelës për trajtimin e sfidave globale të shëndetit?

by admin
Spread the love

Qëmtimet Sjellore dhe Kulturore (Behavioural and Cultural Insights – BCI) po dalin në pah si një qasje e efektshme, e bazuar në prova, për të promovuar sjelljet e lidhura me shëndetin. BCI përfshijnë angazhimin me njerëzit, hyrjen në botën e tyre, te motivimet dhe nevojat e tyre, si dhe përshtatjen e zgjidhjeve për t’iu përshtatur rrethanave ku ata ndodhen.

Pavarësisht potencialit të tyre, BCI mbeten të pafinancuara, të nëneksploruara dhe të pashfrytëzuara sa duhet. Zyra Rajonale e OBSH-së për Europën dhe Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve – ECDC kanë kryer një studim të përbashkët për të mësuar nga autoritetet e shëndetit publik se çfarë ndryshimesh nevojiten për të ruajtur arritjet e deritanishme si dhe për të mbështetur sistemet shëndetësore për të përballuar sfidat e vështira shëndetësore.

“Kjo është një kohë e vrullit, dhe ne duhet të ndërtojmë mbi të sepse ka një interes në rritje për të aplikuar një qasje më të bazuar në prova dhe më pjesëmarrëse për të kuptuar dhe mundësuar sjelljet shëndetësore,” vuri në dukje Katrine Bach Habersaat, Këshilltare Rajonale e OBSH/Evropës për BCI.

Autoritetet e shëndetit publik nga 23 shtete anëtare morën pjesë në studim, duke ndarë njohuritë dhe përvojat e tyre të punës me BCI për shëndetin.

“Sjelljet janë në zemër të shëndetit publik,” përfundoi Katrine Bach Habersaat. “Megjithatë ekspertët e sjelljes shëndetësore shpesh mungojnë në politikëbërjen e kujdesit shëndetësor. Kjo po ndryshon ngadalë. Që nga fillimi i tij, programi kryesor BCI ka përparuar me shpejtësi  dhe po angazhohemi  gjithnjë e më shumë vende që dëshirojnë të përdorin BCI për të trajtuar sfidat kritike shëndetësore, të tilla si të kuptuarit e niveleve të ulëta të ushqyerjes me gji ose zhvillimi i qasjeve efektive për rritjen e marrjes së depistimit te të sëmurët me kancer.”/Who Albania

You may also like