‘A do të donit më shumë të qeshura në BBV Albania?’, Elvis Pupa, banori më i ri i Big Brother? (FOTO)

by admin
Spread the love

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, i cili prej vitesh është shkëputur nga ekrani duket se ka vendosur të rikthehet me një surprizë të madhe për të gjithë ndjekësit e tij. Përmes një njoftimi në  rrjetet e tij sociale, Elvisi ka vendosur t’u përgjigjet fansave të tij të cilët e pyesin se ku do ta shohin së shpejti.

Por, aktori i humorit ka vendosur mos t’u japë një përgjigje të drejtëpërdrejtë, por të pyesë ata se ku duan që ta shohin, ndërsa i jep tre alternativa, një ndër to është edhe ‘reality show’.

“Respekte! Për të gjithë ju që më keni shkruar në inbox dhe më pyesni “Kur do të të shohim prapë live?”

Meqë “Plumbi del me plumb”, unë po i përgjigjem pyetjes me pyetje: Ku do kishit qejf të më shikonit tani afër, jo në rol por live, kështu “si natyra më krijoi”: Te marketi i lagjes? Në autobusin e unazës? Apo në ndonjë reality-show…? Më thoni, që t’ju them”, shkruan Elvisi në rrjete sociale.

Sakaq, një një tjetër postim, aktori lë të kuptohet se ai do të bëhet pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP, pasi shkruan: “A do donit më shumë të qeshura në BBV Albania?”. Nuk dihet nëse Elvisi do të bëhet vërtetë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP, teksa hyrja e tij do të pritej mjaft mirë nga ndjekësit e programit e dashamirësit e humorit të tij.

You may also like