A do ta merr Aleanca për Shqiptarët Ministrinë e Informatikës?

by admin
Spread the love

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti tha se nuk ka bisedime mes koalicionit qeverisës dhe Aleancës për Shqiptarët, për futjen e kësaj të fundit në Qeveri.

Aliti tha se në ekzekutiv gjithçka funksionon normalisht, ndërsa i pyetur nëse Alternativa është e gatshme që t’i jep ASH-së ministrinë e Informatikës dhe Administratës, ministri Aliti përfundoi se këto janë spekulime dhe se ai personalisht do të vazhdojë punën e tij në mënyrë profesionale.

“Të gjitha këto lajme dhe diskutime për momentin janë spekulime, por unë si ministër dhe MShIA nuk merremi me to. Edhe nëse brenda një muaji duhet të vijë një ministër i ri, ne do të mundohemi deri në ditën e fundit që ta bëjmë punën sa më profesionalisht.

Ashtu që nuk ka rëndësi kush do të jetë ministër këtu ose në ndonjë resor tjetër, rëndësi ka që reformat të vazhdojnë, pra të ecim përpara”, tha mes tjerash Admirim Aliti, ministër i MShIA.

You may also like