A do reagonit dot dhe ju si Trixa kur flitet për ish-in në praninë tuaj? – Shqip

by admin
Spread the love

Beatrix duket se e ka hedhur pas krahëve historinë me Donaldin e kjo shihet jo vetëm nga deklarata e fundit ku i uroi atij lumturi, por edhe nga veprimet e saj. Së fundmi këngëtarja ishte live në Instagram me Fifin dhe një nga fansat e pyeti këtë të fundit për tatuazhin që ka në dorë, të njëjtë me Donaldin.

Duke qenë se Trixa ishte në prani, Fifi e nisi duke u përgjigjur: “Trixa është këtu, por unë do flas për këtë”.

“Po more”, i tha Trixa dhe qëndroi e qeshur gjatë gjithë kohës që Fifi shpjegonte kuptimin e tatuazhit duke pohuar edhe me kokë çfarë thonte këngëtarja.

You may also like