A do e votojë zgjatjen e vetingut? Ja si përgjigjet Dashamir Shehi

by admin
Spread the love

Një ditë para votimit në Kuvend të propozimit të maxhorancës për zgjatjen e afatit të organeve të vetingut, kreu i LZHK Dashamir Shehi tha se për të arritur në vendim, duhet debat publik. Ai tha se nuk është as pro as kundër sa i përket votës së tij por do të shikojë nesër në Kuvend si do të vazhdojë debati.

“Unë kam frikë se kanë gjetur një lloj ekuilibri. Këto mbajnë ata që duhet. Heqin atë që duhet. Në fund të fundit në drejtësi nuk kanë shkuar punët kaq bukur. Nuk jam as te Jo as te Po. Jam te logjika. Ky proces nuk mund të bëhet pa debat publik. Do të shikojmë nesër debatin si do vazhdojë. Se çfarë ofertash do bëhen. I drejtohem kolegëve opozitarë a bini dakord ju të ndryshojmë ligjin. Nëse i bëjnë fshehtas janë pazare. Nëse i bëjnë publikisht se kush janë interesat, unë do vija të parin ligjin për reformën territoriale. Me këtë ligj që ka bërë Edi Rama fiton po Edi Rama, ose i vjedh po Edi Rama. A do bëhet një ligj të shkojmë në zgjedhje. Meqë afektojnë të treja këto gjëra kushtetutën”, tha Shehi për Abc News.

You may also like