Nuk duhet të heqim kurrsesi dorë nga vlerat tona, për asnjë arsye… – Shqip

by admin
Spread the love

“Kam kuptuar se në të gjitha rastet kur kam rrezikuar lumturinë time personale, kohën time, personat qëdoja dhe gjithçka që më bënte një qenie njerëzore, nuk ia vlenin. Nuk jam i gatshëm të rrezikoj për ato qëi konsideroj vlera të miat. Nuk jam gati të vendos të jetoj në një vend ku familja ime nuk ndihet mirë. Nuk jam i gatshëm të humbas ditëlindjet e vajzave të mia dhe as të shes diçka që e shoh të rëndësishme tek vetja ime, si ndërshmërinë, apo besnikërinë. Nuk jam në gjendje të shes gjithçka për ambicie. Për aspekte të tilla nuk do të hiqja dorë kurrë, as përpara një Oscari”. – Pierfrancesco Favino

Në jetë mund të arrihet gjithçka. Edhe kur diçka të duket e pamundur për t’u arritur, me punë, vullnet dhe pak durim, herët a vonë mund ta arrish. Nëse e dëshiron shumë diçka, universi punon për të ta realizuar atë dëshirë. Me kohën ke për t’ia dalë mbanë, ama nuk është normale të sakrifikosh diçka që e konsideron thelbësore në jetën tënde, për të arritur sa më parë diçka momentale, pasi do të vijë një moment kur do tëpendohesh për zgjedhjen që ke bërë.

Autori i paragrafit më sipër na jep një mesazh mjaft me vlerë. Nuk duhet të heqim kurrsesi dorë nga vlerat tona për asnjë arsye, pasi mund të fitojmë diçka momentale dhe të humbasim diçka që i jep vlera karakterit tonë. Ne kemi një problem, shpesh nxitemi nga një dëshirë e madhe e momentit për të arritur diçka. Bëjmë gjithçka për ta arritur atë gjë, me çdo kusht. Ama kur e arrijmë, sigurisht pasi kemi sakrifikuar diçka, kuptojmë se sa gabim kemi bërë me vendimin që kemi marrë. Përpara se të mbërrijë njëmoment  i tillë, peshoji mirë vendimet që merr në jetë dhe bëj zgjedhjet e duhura…

You may also like