Manchester City konfirmohet kampion, Leeds United shpëton nga rënia

by admin
Spread the love

Manchester City ka triumfuar kundër Aston Villa me rezultatin 3-2 dhe shpallet për të tetën herë kampion i Anglisë, duke e mbrojtur kurorën e marrë një vit më parë. Fitorja 3-1 e LIverpool ndaj Ëolves nuk kishte vlerë sot.

Në fakt “The Reds” shpresuan shumë, pasi skuadra e Gerrard shënoi dy gola e para me Cash dhe Coutinho, por në 6 minuta “Qytetarët” përmbysën gjithçka, pasi Gyndogan (2 herë) dhe Rodry shuan shpresat e Aston Villa për fitore, duke shënuar tre gola.

EUROPA – Tottenham nuk ka falur ndaj Norwich, teksa ka fituar me rezultatin 0-5 dhe zyrtarisht do të jetë në Champions League sezonin e ardhshëm. Skuadra e Antonio Conte bëri detyrën dhe ata që spikatën ishin Kulusevski dhe Son Heung-Min, me nga dy gola, ndërkohë që në festë mori pjesë edhe Harry Kane.

Me pesë gola, 5-1, triumfoi edhe Arsenal. “Topçinjtë” mundën skuadrën e Everton dhe do të jenë në Europa League, së bashku me Manchester United, që u mposht 0-1 nga Crystal Palace. Me humbje e mbylli edhe West Ham, 1-3 kundër Brighton. “Çekiçët” sezonin e ardhshëm do të luajnë në Conference League.

MBIJETESA – Leeds United ka siguruar qëndrimin në Premier League në ndeshjen e fundit të kampionatit, pasi mposhti 2-1 Brentford. Raphinha me penallti dhe Harrison ishin heronjtë e skuadrës së tyre, ndërkohë që një nder të madh u bëri edhe Newcastle që mposhti me dy gola të Wilson rivalët e Burnley.

Arsenal-Everton 5-1
Shënues:
Martinelli (pen.) 27’, Nketiah 31’, Cedric 56’, Gabriel 60’, Odegaard 82’ / van de Beek 45+3’

Brentford-Leeds 1-2
Shënues:
Canos 78’ / Raphinha (pen.) 57’, Harrison 90+4’

Brighton-West Ham 3-1
Shënues:
Veitman 51’, Gross 80’, Welbeck 90+2’ / Antonio 40’

Burnley-Newcastle 1-2
Shënues:
Cornet 69’ / Wilson (pen.) 20’, 60’

Chelsea-Watford 2-1
Shënues:
Havertz 11’, Barkley 90’ / Gosling 87’

Crystal Palace-Manchester Utd 1-0
Shënues:
Zaha 37’

Leicester-Southampton 4-1
Shënues:
Maddison 50’, Vardy 74’, Perez 81’ , 90+6’/ Ward-Prowse (pen.) 79’

Liverpool-Wolves 3-1
Shënues:
Mane 24’, Salah 84’, Robertson 89’/ Neto 3’

Manchester City-Aston Villa 3-2
Shënues:
Gundogan 76’, 82’, Rodri 78’ / Cash 37’, Coutinho 69’

Norwich-Tottenham 0-5
Shënues:
Kulusevski 16’, 64’ Kane 32’, Son Heung-Min 70’, 76’

You may also like