Muriqi fantastik për Mallorcan, shënon dhe rrit shpresat për mbijetesën

by admin
Spread the love

Pas golit të shënuar ndaj Atletico Madrid dy javë më parë, Vedat Muriqi rikthehet të shënojë për Mallorcan në LaLiga. Ai shënoi golin e dytë në sfidën që përfundoi 2-1 në favor të Mallorcas që mori gjithashtu edhe tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë.

Ndeshja nisi disi më mirë për Alaves që gjeti edhe rrugën e rrjetës me anë të Lejeune, por sistemi VAR anuloi gjithçka për një prekje të topit me dorë. Mallorca më pas u hodh menjëherë në sulm dhe në minutën e 11-të prishi ekuilibrat duke shënuar golin e parë me anë të Prats.

Kur mendohej se pjesa e parë do të përfundonte me rezultatin 1-0 ishte Vedat Muriqi ai që dyfishoi gjithçka. Sulmuesi shqiptar i Kombëtares së Kosovës realizoi nga një kënd pothuajse i pamundur duke çuar rezultatin në shifrat 2-0.

Edhe në pjesën e dytë Mallorca pati disa shanse shënimi, por Muriqi dhe shokët e tij të ekipit nuk ia dolën dot t’i shfrytëzonin. Ata u “tradhtuan” në minutën e 73-të nga shoku i tyre i ekipit, Raillo që realizoi një gol në portën e vetë duke ngushtuar diferencat në 2-1.

Megjithatë, një gol që vlen vetëm për statistikë pasi Alaves nuk ia doli dot të merrte pikë në këtë takim. Kështu, Mallorca lë zonën e ftohtë dhe ngjitet në kuotën e 32 pikëve, në vendin e 16-të, tre pikë më shumë se zona që të zbret një kategori më poshtë. /oversport.tv

LA LIGA – Java 33
Mallorca – Alaves 2-0
Shënues:
Prats 11’, Muriqi 45+4’ / Raillo (autogol ) 73’

Foto: RCD Mallorca, Facebook

You may also like