Skandal, zbardhen përgjimet e Pique me presidentin e federatës për korrupsion

by admin
Spread the love

Një skandal me përmasa të mëdha mund të pushtojë Federatën Spanjolle të Futbollit dhe mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique. Sipas asaj që raporton El Confidencia, janë zbardhur disa përgjime midis Pique dhe Luis Rubiales (presidenti i federatës), ku përfshihet edhe kompania mbrojtësit katalanas, Kosmos Holding.

Sipas burimit, ka disa audio, email dhe dokumente që vërtetojnë se Pique dhe Rubiales kanë shtyrë që Superkupa e Spanjës të zhvillohet në Arabinë Saudite dhe për më tepër me 4 ekipe në mënyrë që klubet të përfitonin më shumë. Një marrëveshje kjo që edhe komisionet do të ishin shumë të larta.

Nga kjo marrëveshje, Reali dhe Barcelona do të përfitonin rreth 8 milionë euro, 2 Atletico Madrid dhe 1 milion Valencia. 4 milionë të tjera do të shkonin për kompaninë Kosmos të udhëhequr nga Pique, për aq kohë sa turneu do të zhvillohej në Arabinë Saudite. Gjithashtu për federatën do të shkonin 6 milionë euro nga kontrata e nënshkruar.

Por ky nuk është i vetmi problem. Sipas asaj që raporton Confidencial, federata ka mbyllur një marrëveshje prej 40 milionë eurosh, një shifër më e lartë nga sa mund të jetë shpërndarë. Kjo mund të lidhet edhe drejtpërdrejtë me një rritje të të ardhurave të presidentit të federatës spanjolle, çka e thellon edhe më shumë skandalin. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook

You may also like