Zgjedhjet brenda PD, konfirmohen 8 kryetarë të rinj të degëve

by admin
Spread the love

Ditën e djeshme janë zhvilluar zgjedhje në për krerët e 10 degëve të Partisë Demokratike në rrethe të ndryshme të vendit, pavarësisht thirrjeve të bëra nga Alibeaj dhe anëtarë të tjerë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, duket se procesi i nisur nga Komisioni i Rithemelimit, ka vazhduar duke u konfirmuar edhe disa prej krerëve të rinj të degëve të PD ku u mbajtën zgjedhjet.

Deri më tani, janë publikuar rezulatet për 7 degë të partisë Demokratike dhe fituesit janë shpallur si më poshtë:

1- PD, dega Elbasan, kryetar i ri zgjidhet Ferdinand Himci me 66% të votave.

2- PD, dega Kuçovë, kryetar i ri zgjidhet Myslym Isuf Haxhi me 57% të votave.

3- PD, dega Skrapar, kryetar i ri zgjidhet Hajredin Lahe Bakiasi me 69% të votave.

4- PD Dega 6 Tiranë, kryetare e re zgjidhet Onelda Gjin Zefi me 79.7 % të votave.

5- PD Dega 10 Tiranë, kryetar i ri zgjidhet Andi Gani Beliu me 65% të votave.

6- PD Dega 16 Tiranë, kryetar i ri zgjidhet Eduard Gani Rexha me 69.7% të votave.

7- PD Dega Paskuqan, kryetar i ri zgjidhet Anton Lek Pjetërnikaj me 86% të votave.

8- PD Dega 11 Tiranë, kryetar i ri zgjidhet Shkelxen Mark Mustafaj.

Sipas Komisionit të Rithemelimit, zgjedhjet për kryetarët e degëve të PD do të përfundojnë më 20 prill.

10 ditë më pas, Rithemelimi mbledh Kuvendin Kombëtar, nga ku do të nisë procesin për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike.

You may also like