Ia theu tifozit telefonin, “Save the Children” ndëshkon Cristiano Ronaldon

by admin
Spread the love

Pas humbjes që Manchester United pësoi me Everton javën e kaluar, një episod tjetër në përfundimin e ndeshjes mori vëmendjen e mediave.

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo kur po shkonte në dhomat e zhveshjes pas kësaj ndeshje, i theu një tifozi të vogël telefonin.

Një veprim që u kritikua shumë në rrjetet sociale, ku vetëm pas disa orësh nga episodi portugezi kërkoi ndjesë për reagimin e tij, teksa i kërkoi tifozit që të ndiqte një ndeshje në “Old Trafford”.

14-vjeçari është autik, dhe sipas dëshmisë së nënës së tij, qante dhe ishte totalisht i shokuar nga ajo që ndodhi, por sot ka ardhur edhe “ndëshkimi” i parë për sulmuesin e djajve.

“Save the Children’, organizatë që lufton për të mbrojtur fëmijët duke bërë që të ndihen sa më të mbrojtur, e gjykoi ngjarjen kundër gjithë parimeve që organizata bamirëse përfaqëson.

Ornganizata i ka hequr Cristiano Ronaldos detyrën e ambasadorit të bamirësisë. CR7 ishte ambasador i “Save The Children” prej 10 vjetësh.

Në lidhje me episodin u hap edhe një hetim nga policia e Merseyside dhe lojtari mund të ndëshkohet edhe nga Premier League. 

You may also like