Sonte vazhdon Liga e Kampionëve, vëmendja në “Stamford Bridge”

by admin
Spread the love

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me dy ndeshje mjaft interesate.

Në kuadër të çerekfinales në “Stamfod Bridge” tw Londrës, Chelsea pret gjigantin spanjoll Real Madrid, shkruan Demokracia.com.

Sfida nis nga ora 21:00 dhe përkundër telasheve të mëdha që po kalon klubi anglez për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj pronarit Roman Abramovich, gjithsesi, skuadra e ka objektivin e qartë dhe e kërkon gjysmëfinalen.

Në anën tjetër Reali duket më i qetë pasi në kampionat sikur e ka siguruar titullin pasi diferenca e pikëve është bukur e madhe nga ndjekësit e saj, dhe gjitha forcat tash I ka në Champions League.

Një ndeshje tjetër joshëse sonte luhet në  Spanjë, ku ndeshet Villarreal dhe Bayern Munich. Skuadra gjermane është favorite absolutë dhe vetëm ndonjë mrekulli do të bënte që Bayerni të eliminohet

You may also like