Roman Abramovich e pranon se ka vendosur ta shesë Chelsea – i fal edhe borxhin mbi një miliardë

by admin
Spread the love

Miliarderi rus, Roman Abramovic, tha se do ta shesë klubin futbollistik, Chelsea dhe premtoi se do të dhurojë të ardhurat neto për një fondacion bamirësie për “të gjitha viktimat e luftës në Ukrainë”.

“Këtu përfshihen sigurimi i fondeve kritike për nevojat urgjente dhe të menjëhershme për viktimat, si dhe mbështetje të punës afatgjatë të rimëkëmbjes”, tha ai përmes një deklarate.

Abramoviq, që ka mohuar se ka lidhje të ngushta financiare me presidentin rus, Vladimir Putin, apo me Kremlinin, është përballur me presion ditëve të fundit. Ai tha se shitja e klubit nuk do të bëhet me shpejtësi.

Ai po ashtu tha se nuk do të kërkojë shlyerjen e një huaje prej 1.5 miliard funtesh që i ka dhënë klubit.

Ligjvënësit britanikë kanë bërë thirrje që Abramoviq të vendoset në listë sanksionesh për shkak të lidhjeve të tij me shtetin rus.

You may also like