Bebe Rexha thekson linjat e bujshme në fustan prej lëkure

by admin
Spread the love

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në Hawaii.

Ajo ka zgjedhur të vizitojë vendin tropikal së bashku me miket e saj, për të kaluar disa ditë jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme.

Rexha e cila është e ndjekur nga mbi 10 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram, ka ndarë së fundmi me fansat disa fotografi nga një prej mbrëmjeve të saj të këndshme në ishullin havain.

Artistja mund të shihet e veshur me një fustan lëkure ngjyrë pjeshkë, i cili thekson mjaft mirë siluetën e trupit të saj.

Në disa prej fotografive, 32-vjeçarha thekson format e saj të bujshme të trupit, ndërsa merr poza atraktive para kamerës.

Bebe Rexha përndryshe ka qëndruar në heshtje që nga fillimi i 2022-s, duke mos zbuluar nëse ka në plan diçka konkrete së shpejti për fansat e saj.

Sido që të jetë, fansat e artistes hamendësuan se ajo mund të jetë duke punuar në albumin e saj të tretë, kur panë këngëtaren të publikonte disa fotografi nga një studio muzikore në New York pak muaj më parë.


You may also like