Sarri me dhimbje koke, humbet Immobilen për sfidën ndaj Portos

by admin
Spread the love

Maurizio Sarri duhet të bëjë llogaritë e tij pa sulmuesin kryesor, Ciro Immobile për sfidën e të enjtes në Europa League. Lacialët do të ndeshen me Porton në transfertë dhe për këtë sfidë Immobile nuk ka udhëtuar me ekipin.

Sipas asaj që raportohet sulmuesi italian është sëmurë me grip dhe nuk është në gjendje për të luajtur në këtë takim. Edhe pse ditën e sotme në mëngjes u konsiderua i gatshëm, gjendja e tij është përkeqësuar në orët në vazhdim.

Për rrjedhojë, ai do të jetë mungesa më e rëndësishme për Lazio në këtë sfidë. Sarri duhet të bëjë gjithashtu edhe pa mbrojtësin e djathtë, Manuel Lazzari i cili duhet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën një muaj. /oversport.tv

You may also like