Ndizen 16 drita në Gostivar, kujtohen viktimat e Llaskarcës

by admin
Spread the love




Sonte në qytetin e Gostivarit janë ndezur 16 drita në kujtim të 16 viktimave të cilët humbën jetën tragjikisht në aksidentin e Llaskarcës.
“Sonte Gostivari përkujtoi një nga ditët më të errëta të historisë së tij dhe gjithë Maqedonisë…Tragjedinë e Llaskarcës!
Duke kujtuar për të mos harruar, e sidomos për të apeluar deri te të gjithë autoritetet përkatëse për mobilizim që raste të tilla mos përsëriten kurrë…në formë simbolike në orën 17:45, ndozëm 16 drita në kujtim të 16 viktimave të kësaj ngjarjeje të tmerrshme…ku u shuan përgjithmonë jetë të pafajshme”, ka shkruar kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.


You may also like