Shoqata e Invalidëve “Shpresa” reagon për Ëmbla Ademin: Rastet e këtilla të mos përsëriten kurrë!

by admin
Spread the love




Lidhur me rastin e nxënëses Ëmbla Ademi kanë reaguar edhe nga Shoqata e Invalidëve “Shpresa”-Shkup. Ata kanë ftuar të gjitha institucionet që të rregullojnë statusin e saj si nxënëse.

“E njoftojmë opinionin publik, se rasti i nxënëses së Shkollës fillore “Bashkimi” të Gostivarit – Ëmbla A. Ademi na ka shqetësuar tej mase edhe si Shoqatë por edhe si qenie njerëzore. I ftojmë institucionet relevante shtetërore të RMV-së, Sektorin Civil apo OJQ-të si dhe të gjithë faktorët relevant në një shoqëri të shëndoshë, të marrin masa adekuate për rregullimin e statusit të saj si nxënëse, të vajzës sonë Ëmblës dhe ta ngremë vetëdijen tonë morale.

Ne sot të gjithë jemi Ëmbël dhe radhitemi pas familjes së saj.

Në fund kërkojmë që rastet e këtilla kurrë mos të përsëriten!”, thuhet në komunikatën e Shoqatës së Invalidëve “Shpresa”-Shkup.

 


You may also like